Real Madridi ka marr një fitore të radhës, por që po del të jetë shumë e rëndësishme në luftën e tyre për titull kampioni.
Kur kanë mbetur vetëm edhe tri xhiro kah fundi, Real Madridi mposhti Alavesin me rezultat 2-0.
Ndeshja nisi shumë mirë mbretërit që fituan penalti në minutën e 10-të të ndeshjes.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Karim Benzeman (1-0).
#RMAALA
1-0 (Benzema)
Follow for live goals update pic.twitter.com/P1eC2idKlK— Live Soccer Goals (@LiveSoccerGoal1) July 10, 2020
Pas goli Reali kishte rast të mirë me Toni Kroos, ndërsa Alaves u kundërpërgjigjën me Oliver Burke, por rezultati nuk ndryshoi.
Në pjesën e dytë Real Maridi u fut në lojë që të gjejë sa më shpejtë golin e qetësisë.
Në mintuën e 50-të, Marco Asensio shënoi për 2-0 dhe goli u pranua vetëm pas rishikimit me VAR.
Great Assist @Benzema Goal @marcoasensio10 #HalaMadrid #RealMadrid #beINSPORTS pic.twitter.com/c1Ehd6evVk
— Ted_Jones (@CiNcO_DeUcE) July 10, 2020
Karim Benzema dhe Rodrygo provuan për golin e tretë, por që nuk kishin sukses.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Real Madridi me këtë fitore shkon në kuotën e 80 pikëve, katër më shumë se Barcelona. /Telegrafi/