Real Madridi ka marr fitoren e radhës kundër Granadas me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 16-të në La Liga.
Të besuarit e Zinedine Zidanes duket se janë kthyer në binar, pas disa rezultateve jo të mira në muajin nëntor.
Rastin e parë në ndeshje e kishin mysafirët që rrezikuan me Antonio Puertas, por që nuk qëlloi cakun.
Reali renditi rastet radhazi me Karim Benzema dhe Toni Kroos, por as këta nuk ishin të saktë, duke i lënë rrjetat të paprekura në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë Reali e nisi edhe më fuqishëm duke rrezikuar me Marco Asension, Toni Kroosin, Federico Valvrden dhe Karim Benzema, por përsëri nuk erdhi goli.
Në minutën 57-të mbretërit u zhbllokuan, pasi Casemiro u gjend më së miri në zonë dhe me një goditje me kokë shënoi për 1-0.
G⚽L DE REAL MADRID‼️
? Casemiro ⏱️ 57′
Real Madrid 1️⃣
Granada 0️⃣#LaLiga ???pic.twitter.com/4YsMd1SH9N— El Forastero (@ElForastero1982) December 23, 2020
Granada u mundua të kundërpërgjigjet, por që rastet e tyre nuk arritën t’i shfrytëzonin.
Krejt në kohën shtesë Benzema gjeti golin për 2-0 për ta mbyllur ndeshen.
G⚽L DE REAL MADRID‼️
? Benzema ⏱️ 92′
Real Madrid 2️⃣
Granada 0️⃣#LaLiga ???pic.twitter.com/xB7zqyJGzL— El Forastero (@ElForastero1982) December 23, 2020
Me këtë fitore Real Madridi tani ka 32 pikë, aq sa Atletico, por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara. /Telegrafi/