Real Madridi ka barazuare ndaj Real Betisit me rezultat 0-0 duke vazhduar kështu me barazimin e dytë radhazi në La Liga.
Los Blancos ishin dukshëm më të mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Ndeshja filloi me rastin e Karim Benzemas në minutën e 12-të, francezi provoi nga gjuajta e lirë. Ky ishte rasti më i mirë në 45 minutat e parë.
⏸️ HT: @RealBetis_en 0-0 @realmadriden
#RealBetisRealMadrid pic.twitter.com/4Yb7AN897T— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) March 5, 2023
Ashtu si pjesa e parë, edhe e dyta filloi me një rast të Benzemas, por gjuajta e tij ishte jashtë porte.
Në minutën e 53-të vendaset rrezikuan me anë të Borja Iglesias, por Thibaut Courtois bëri një pritje të mirë.
Në vazhdim për mysafirët rrezikuan Rodrygo (61’), Daniel Ceballos (75’) dhe Vinicius (76’).
2️⃣ Back for part ✌️VAMOS!
▶️ @RealBetis_en 0-0 @realmadriden
🖥️ https://t.co/aZ4Kr7dT1S#RealBetisRealMadrid pic.twitter.com/oZqx95gFLi— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) March 5, 2023
Real Madridi vazhdon në pozitën e dytë me 53 pikë, kurse Betisi në pozitën e pestë me 41 pikë. Ndeshja e radhës e ekipit të Carlo Ancelotti është kundër Espanyolit, ndërsa i Manuel Pellegrinit ndaj Villarrealit. /Telegrafi/