Real Madridi e dëshiron me këmbëngulësi rinovimin me Sergio Ramosin, por nuk do ta presin edhe gjatë – pasi drejtuesit i kanë vendosur një ultimatum mbrojtësit spanjoll.
Kapiteni ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe nuk po rinovon kontratën me kushtet e ofruara nga klubi.
Presidenti Florentino Perez i ka afruar mbrojtësit zgjatjen e bashkëpunimit edhe me një tjetër vit, me opsionin edhe për vitin e dytë.
Kjo ofertë që i ka pëlqyer 34-vjeçarit, i cili ka gati një ofertë tre vjeçare nga PSG.
Marca raporton se pavarësisht raportit shumë të mirë mes Perez dhe Sergio Ramos, ky i fundit ka kohë deri në fund të muajit mars për të dhënë një përgjigje.
Nëse Ramos nuk rinovon atëherë Reali do të përpiqet ta zëvendësojë me David Alaban i cili do të largohet nga Bayrern Munich këtë verë falas. /Telegrafi/