Site icon Telegrafi

Real Madridi ulë çmimin e kërkuar për Hazardin

Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është i vendosur të largojë Eden Hazardin dhe të pranojë vetëm 35 milionë euro për belgun, sipas raportimeve në Spanjë.

Skuadra spanjolle kishte shpresuar ta shiste belgun për rreth 50 milionë euro, por tani janë detyruar të heqin dorë nga çmimi i kërkuar, sipas Fichajes.

Sulmuesi 30-vjeçar konsiderohet i tepërt ndaj kërkesave në Bernebeu – më pak se tre vjet pasi iu bashkua klubit nga Chelsea në një marrëveshje me vlerë deri në 140 milionë euro.

Lexo po ashtu Hazard dëshiron të qëndrojë te Real Madridi

Reprezentuesi belg ka luftuar me gjendjen fizike dhe formën që nga mbërritja në kryeqytetin spanjoll në vitin 2019.

Ai ka shënuar vetëm pesë gola në 56 ndeshjet e tij për liderët e La Ligës, krahasuar me 110 gola në 352 ndeshje kur ishte në Chelsea.

Presidenti i Madridit, Florentino Perez ka humbur durimin me Hazard dhe tani është gati të shesë, me një numër klubesh të Ligës Premier që raportohet të jenë të interesuara për anësorin.

Lexo po ashtu Real Madridi refuzoi ofertën e guximshme prej 25 milionë eurosh nga klubi anglez për Hazardin

Në fillim të këtij muaji, gazeta spanjolle El Nacional pretendoi se Madridi kishte refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurosh për Hazard nga West Ham.

Neëcastle dhe Everton kanë qenë gjithashtu të lidhur me ish-anësorin e Lille.

El Nacional pretendon se Hazard tashmë ka refuzuar një mundësi për t’u transferuar në St James’ Park me një kontratë fitimprurëse. /Telegrafi/

Exit mobile version