Kylian Mbappe vazhdon të jetë telenovela edhe e këtij afati kalimtar, ndërsa te Real Madridi ka shkaktuar sërish një stuhi, duke pezulluar një sektor të rëndësishëm të klubit.
Los Blancos kanë vendosur veton mbi emrin e sulmuesit francez në fanellat e tyre.
Dyqani online i klubit nuk ju lejon të personalizoni fanellën e sezonit 2023/24 me emrin ‘Mbappe’.
Vetoja e klubit justifikohet në këtë mënyrë: “Më falni! Politika jonë e personalizimit nuk lejon përdorimin e këtij emri”, shfaqet me të kuqe në internet kur përpiqesh të personalizosh fanellën me emrin e sulmuesit të PSG-së.
Ky ndalim është bërë shpejt viral nëpër rrjetet sociale, veçanërisht në ‘Twitter’.
Gjëja qesharake është se lejohet emri i çdo futbollisti, përfshirë të gjithë ata të PSG-së dhe gjithashtu të Barcelonës.
Aktualisht pas largimit të Karim Benzemas, numri 9 në Real Madrid mbetet pa pronar. /Telegrafi/