Telegrafi

Real Madridi u konfirmon lajmin fantastik tifozëve të tyre në rikthimin e La Liga-s

Raportohet se Real Madridi do t’i lejojë 30 për qind të tifozëve që të futen në Santiago Bernabeu nga muaji tetor.

Derisa La Liga është e suspenduar nga muaji mars, gjiganti spanjoll po planifikon t’i gëzojë tifozët e tyre në kapacitetin prej 81.004 ulësesh.

Projekti besohet se ka filluar nga ky muaj, me Los Blancos që janë të bindur se mund të hapin stadiumin pa përfunduar ky vit, raporton Marca.

Lionel Messi, Marcelo e Raphael Varane (Foto: David Ramos/Getty Images)

Këshillat e shëndetit publik kanë bërë të ditura se tifozë nuk mund të ketë në stadiume deri në vitin e ardhshëm, mirëpo Real Madridi ka plane të ndryshme.

La Liga pritet të rikthehet më 11 qershor, derisa ndeshjet e këtij edicioni do të jenë mbrapa dyerve të mbyllura.

Mirëpo, madrilenët pritet të fillojnë sezonin 2020/21me praninë e 30 për qind të tifozëve të pranishëm, gjersa deri ën fund të vitit kjo përqindje mund të rritet. /Telegrafi/