Telegrafi

Real Madridi triumfon thellë te Eibari dhe merr kryesimin në La Liga

Real Madrid (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Eibari në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.

Mbretërit i janë kthyer fitores së kampionat pas një barazimi Real Betisit dhe me tri pikët e reja janë bërë lider.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të Realit, të cilët përveç shumë rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe tri gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes me anë të Karim Benzemas, i cili shënoi për 1-0, ndërsa tre minuta më vonë Sergio Ramos dyfishoi epërsinë nga penalltia.

Benzema shënoi dy gola në pjesën e parë (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Benzema u përkujdes edhe për golin e tretë, pasi në minutën e 29-të u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por përsëri ishin vetëm Mbretërit të cilët gjetën rrugën e rrjetës.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 61-të dhe ishte Federico Valverde, i cili vulosi fitoren 4-0 pas një goli të bukur të shënuar.

Me këtë fitore, Reali e sheh veten në pozitën e parë me 25 pikë, ndërsa Eibari renditet i 15-ti me 15 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos e presin në shtëpi Real Sociedadin, ndërsa Eibari e pret Alavesin. /Telegrafi/