Real Madridi e ka bërë të qartë frustrimin e tyre me standardet e referimit në Spanjë, me presidentin Florentino Perez që i ka sugjeruar Federatës Spanjolle të Futbollit të importojnë gjyqtarët anglezë vitin e kaluar.
Tani është bërë e ditur se gjatë javës së ardhshme ata do të dërgojnë propozimin e tyre për një sistem të ri të referimit.
Javën e kaluar Real Madridi i dërgoi një letër prej katër faqesh presidentit të Federatës, Rafael Louzan, duke shprehur ankesat e tyre për gjyqtarët ne La Liga.
Në këtë letër besohet se klubi madrilen i etiketoi gjyqtarët si të ‘korruptuar, manipuluar dhe se i kanë vjedhur trofe’.
La Liga tani ka dërguar një ankesë formale në drejtim të Komitetit të Garave për këtë letër, ku ekziston mundësia që Real Madridi të marrë një dënim.
Sipas Cadena SER, të cilët shpjegojnë se ‘Los Blancos’ do të prezantojë reformat e tyre për referimin në Spanjë.
Kjo letër kërkoi që gjyqtarët e përfshirë gjatë periudhës kur ishte në krye Jose Maria Enriquez Negriera, të hetohen për korrupsion sportiv dhe të largohen
Sidoqoftë, propozimi i tyre i ri do të fokusohet në transparencë dhe në veçanti, do të sigurojë që bisedat në dhomën e VAR-it të bëhen publike./Telegrafi/