Telegrafi

Real Madridi do të nënshkruajë kontratë prej 1.6 miliard eurosh me Adidasin dhe do bëhet klubit me përfitimet më të mëdha

Firma e njohur e veshmbathjeve Adidas dhe Real Madridi kanë arritur një marrëveshje për të nënshkruar një kontratë prej 1.6 miliard eurosh.

Kjo marrëveshje do të shohë korporatën gjermane të prodhojë fanellat e Los Blancos për 12 vitet e ardhshme.

Firma do të vihet në letër në fund të sezonit në një marrëveshje që do të shohë Mbretërit të fitojnë më shumë se 130 milionë euro në sezon.

Lexo po ashtu Biznesi familjar u kthye në një rivalitet të egër që vazhdoi edhe pas vdekjes së tyre: Historia e dy vëllezërve gjermanë, të cilët krijuan dy gjigantët Adidas dhe Puma (Foto)

Kontrata aktuale ishte afër të përfundojë vitin e ardhshëm, por me rinovimin e saj, Real Madrid do të jetë skuadra më e paguar e sponsorizuar nga Adidas.

Real Madridi ka shumë vite që sponsorizohet nga Adidasi (Foto: Epsilon/Getty Images/Guliver)

Sipas marrëveshjes, Madrid do të përfitojë nga 20 për qind të shitjeve të lidhura me produktet e tyre, si dhe nëntë milionë euro material për të gjitha ekipet e klubit.

Adidas do të ketë hapësirën e vet në Santiago Bernabeun e ri kur do të rinovohet, me dyqanin që pritet të jetë më i madhi i markës kudo në botë.

Lexo po ashtu Man City nënshkruan kontratë 10-vjeçare me kompaninë Puma, bëhet klubi i dytë anglez më përfitimet më të larta  

Marka gjermane njihet edhe për sponsorizimin e Bayern Munich, Manchester Unitedit dhe Arsenalit nga sezoni i ardhshëm, ndërsa konkurrentët e Nike vazhdojnë të mburren me Barcelonën, Paris Saint-Germain, Chelsea, Inter, Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid .

Ndërkohë, Puma, një prodhues tjetër gjerman, do të veshë Manchester Cityn, Valencian , Milanin, Borussia Dortmundin dhe Palmeiras. /Telegrafi/