Firma e njohur e veshmbathjeve Adidas dhe Real Madridi kanë arritur një marrëveshje për të nënshkruar një kontratë prej 1.6 miliard eurosh.
Kjo marrëveshje do të shohë korporatën gjermane të prodhojë fanellat e Los Blancos për 12 vitet e ardhshme.
Firma do të vihet në letër në fund të sezonit në një marrëveshje që do të shohë Mbretërit të fitojnë më shumë se 130 milionë euro në sezon.
Kontrata aktuale ishte afër të përfundojë vitin e ardhshëm, por me rinovimin e saj, Real Madrid do të jetë skuadra më e paguar e sponsorizuar nga Adidas.
Sipas marrëveshjes, Madrid do të përfitojë nga 20 për qind të shitjeve të lidhura me produktet e tyre, si dhe nëntë milionë euro material për të gjitha ekipet e klubit.
Adidas do të ketë hapësirën e vet në Santiago Bernabeun e ri kur do të rinovohet, me dyqanin që pritet të jetë më i madhi i markës kudo në botë.
Marka gjermane njihet edhe për sponsorizimin e Bayern Munich, Manchester Unitedit dhe Arsenalit nga sezoni i ardhshëm, ndërsa konkurrentët e Nike vazhdojnë të mburren me Barcelonën, Paris Saint-Germain, Chelsea, Inter, Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid .
Ndërkohë, Puma, një prodhues tjetër gjerman, do të veshë Manchester Cityn, Valencian , Milanin, Borussia Dortmundin dhe Palmeiras. /Telegrafi/