Real Madridi i ka bërë me dije Luka Modricit se është i lirë që të vendosë rreth të ardhmes së tij me të përfunduar ky sezon.
Los Blancos nuk e shikojnë më mesfushori kroat si lojtar të rëndësishme, andaj janë të gatshëm ta lejojnë të largohet.
Diario AS raporton se kontrata e lojtarit skadon në vitin 2021, andaj madrilenët duan të përfitojnë një shumë nga shitja e tij.
Ish-fituesi i Topit të Artë nuk është në formën e tij më të mirë, derisa Zinedine Zidane po e preferon Fede Valverden para tij.
Marca në anën tjetër bën të ditur se Modric është i gatshëm që të vazhdojë kontratën me mbretërit, mirëpo janë këta të fundit që nuk e duan më praninë e tij në klub.
Kroati ka startuar në vetëm 13 ndeshje në këtë edicion të La Liga-s, e që Martin Odegaard do të rikthehet nga huazimi te Real Socediadi. /Telegrafi/