Telegrafi

Real Madridi synon t’i kthehet fitores në udhëtim te Cadizi, formacionet zyrtare

Cadizi dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Mbretërit janë mysafir të Cadizit në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Estadio Nuevo Mirandilla” me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Carlo Ancelottit vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Villarreali dhe synon t’i kthehet fitores për të vazhduar të mbajë shpresa ende në garën për titull.

Në anën tjetër, vendasit vijnë nga një fitore e madhe në udhetim te Real Betisi dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Ancelotti për këtë ndeshje ka vendosur të bëjë disa ndryshime pasi dëshiron t’i ruajë disa nga yjet për ndeshjen kthyese ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Cadiz: David Gil, Parra, Fali, Luis Hernandez, Espino; San Emeterio, Ruben Alcaraz; Bongonda, Sobrino; Guardiola, Chris Ramos.

Real Madrid: Courtois; Lucas, Rudiger, Militao, Nacho: Valverde, Tchouameni, Ceballos; Asensio, Benzema, Rodrygo;

/Telegrafi/