Real Madridi dhe Real Valladolidi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.
Los Blancos janë nikoqir të Valladolidit në ndeshjen që pritet të zhvillohet në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 16:15.
Ekipi i Carlo Ancelottit vjen në këtë takim pas humbjes nga Barcelona dhe synon t’i kthehet fitores për të zvogëluar disavantazhin prej 15 pikëve.
🔙 ¡@LaLiga vuelve al Bernabéu!
🆚 @realvalladolid
⏰ 16:15 CEST#RealMadridRealValladolid pic.twitter.com/MsRipqnExv— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 2, 2023
Në anën tjetër, mysafirët janë në një formë më ulje ngritje dhe do të tentojnë të bëjnë befasi në këtë udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Real Madrid: Courtois; Vazquez, Militao, Alaba, Camavinga; Tchoumeni, Kroos; Asensio, Rodrygo, Vinicius Jr; Benzema;
Valladolid: Asenjo; Fresneda, Joaquin, El Yamiq, Luis Perez; Roque Mesa, Hongla; Monchu, L.Rosa, Plata; Sergio Leon;
/Telegrafi/