Telegrafi

Real Madridi synon ta marrë pozitën e parë me fitore te Real Sociedadi, formacionet e mundshme

Real Sociedadi dhe Real Madridi do të luajën sot (e diel) mes vete në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të baskëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Reale Arena me fillim nga ora 22:00.

Ekipi i Zinedine Zidane e ka filluar mirë rikthimin në La Liga me dy fitore radhazi dhe synojnë fitoren e tretë, e cila do t’i qonte në pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër, vendasit kanë një barazim dhe një humbje nga dy ndeshjet e para pas rikthimit dhe do të tentojë të marr rezultat pozitiv në shtëpi.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të bëjnë disa ndryshime nga ndeshjet e kaluara, ndërsa te Sociedadi pritet t’ia nis nga banka rezervë Adnan Januzaj.

Real Sociedad (4-2-3-1): Remiro; Gorosabel, Elustondo, Llorente, Munoz; Zubeldia, Merino; Portu, Odegaard, Oyarzabal; Willian Jose

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Valverde, Casemiro, Kroos; Vinicius Jr, Benzema, Hazard

/Telegrafi/