Klubi spanjoll, Real Madridi po planifikon të zgjasë kontratën e mesfushorit kroat, Luka Modric.
Real Madridi po planifikon të bëjë ndryshime për gjysmën e dytë të sezonit, por drejtuesit po mendojnë edhe për rinovimin e kontratave me disa nga yjet e ekipit.
Njëri nga ta padyshim se është ylli kroat, Modric, i cili ka shkëlqyer këtë sezon dhe është në vitin e fundit të kontratës.
Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, Los Blancos po planifikojnë t’ia zgjasin kontratën Modricit deri në qershor 2023.
Synimi thuhet se është i qartë prej muajsh nga të dyja palët dhe puna është në progres për të arritur marrëveshjen.
Modric është lojtari kryesor i konsideruar nga Carlo Ancelotti dhe i gjithë bordi i Real Madridit. /Telegrafi/