Site icon Telegrafi

Real Madridi synon fitoren e radhës në udhëtim te Granada, formacionet zyrtare

Granada dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.

Los Blancos janë mysafir të Granadas në takimin që pritet të zhvillohet në Estadio Nuevo Los Carmenes me fillim nga ora 16:15.

Ekipi i Carlo Ancelottit vjen nga një seri pozitive prej tri fitoreve dhe një barazimi në katër ndeshjet e fundit, dhe synon tri pikët e radhës për ta marrë vendin e parë.

Në anën tjetër, vendasit vijnë nga një humbje në ndeshjen e fundit dhe synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive për t’i ikur fundit të tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Granada: Maximiliano; Quini, Diaz, German, Neva; Rochina, Gonalonz, Monchu; Puertas, Suarez, Soro; 

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Nacho, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr; 

/Telegrafi/

Exit mobile version