Telegrafi

Real Madridi, skuadra që shënojnë të gjithë lojtarët

Cristiano Ronaldo, Danilo, Sergio Ramos, Pepe dhe Luka Modric lanë shenjë në ndeshje kundër Osasunas duke shënuar.

Kjo ishte ndeshja e parë e portugezit ku vetëm pas pesë minutash gjeti rrjetën, ndërsa muri i lojtarëve që shënojnë është duke shkuar në rritje.

Zinedine Zidane mund ta shijoj këtë moment pasi tri gola erdhën nga mbrojtësit.

Ramos kishte shënuar edhe më parë në Superkupën e Evopës, ku emrin e kishin shënuar edhe Dani Carvajal dhe Marco Asensio.

I riu Asensio shënoi edhe në Anoeta, ndërsa Gareth Bale e bëri debutimin me dygolësh.

Kundër Celta Vigos, shënuan Alvaro Morata dhe Toni Kroos, duke shkuar numri në 10 lojtarë që shënojnë.

Ende ka lojtarët të lënduar pasi Karim Benzema dhe Lucas Vazquez nuk kanë pasur minuta në këmbë.

Edhe në sezonin 2015/16, pas 17 ndeshjesh ishin 10 lojtarë që kishin shënuar më shumë se dy gola: Bale, Benzema, Cristiano, James Rodriguez, Jese, Marcelo, Danilo, Nacho, Ramos dhe Modric. /Telegrafi/