Real Madridi ka shënuar fitore në kuadër të javës së 22-të në La Liga, duke e mposhtur Getafen me rezultat 2-0
Mbretërit e nisën furishëm duke krijuar rast që në minutën e pestë me Casemiron, por pa sukses.
Pas tij provoi Karim Benzema në minutën e 14-ë, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Rastin e fundit të mirë në pjesën e parë e kishte Luka Modric, i cili gjuajti bukur, por portieri David Soria, ndali gjuajtjen e tij.
Në pjesën e dytë mbretërit gjetën golat.
Fillimisht në minutën e 60-te, Junior Vinicius gjen Karim Benzeman, i cili me kokë shënon për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Ishte Ferland Mendy që u gjend më së miri në zonë për të shënuar për 2-0.
https://www.youtube.com/watch?v=LMt2RlKRnVY
Deri në fund nuk kishte raste dhe Real Madridi mori fitoren e 14 sezonale, ku me 46 pikë mban vendin e dytë. /Telegrafi/