Telegrafi

Real Madridi shton interesimin për Fabian Ruizin

Vazhdojnë raportimet nga mediat spanjoll se Real Madrid po rrit interesimin e tij për Fabian Ruiz, por duket se Napoli nuk ka ndërmend të shesë.

Mesfushori u largua nga Real Betis në verën e vitit 2018 për 30 milionë euro dhe vlera e tij është dyfishuar aktualisht.

Sipas Mundo Deportivo dhe AS, Real Madridi janë favoritët, përpara Barcelonës për të nënshkruar me të dhe po përgatisin një ofertë tjetër të madhe.

Sidoqoftë, La Gazzetta dello Sport shkruan se Napoli do të heq dorë nga ai vetëm për një shumë të madhe parash.

24-vjeçari ka qenë i lidhur edhe me Manchester Cityt dhe Bayern Munich.

Ai kontribuoi me tre gola dhe dy asistime në 32 ndeshje për Napolin këtë sezon. /Telegrafi/