Real Madridi është i shqetësuar për Kylian Mbappe. Nëse në fillim të sezonit francezi shënonte gola pa bërë shumë përshtypje, tani ai nuk po bën asnjërën, dhe paraqitja e tij në El Clasico i ka hapur derën që ky shqetësim të vërshojë në dyert e klubit madrilen.
Ndërsa Mbappe kërkohet të shënojë gola, AS thotë se paraqitja e mirë duhet të jetë ‘e panegociueshme’.
Gjatë El Clasico, Barcelona e kapi Mbappe në pozicion jashtë loje në 8 raste, kur ai kishte vetëm 9 pozicione jashtë loje gjatë gjithë sezonit.
Në Real Madrid, ka filluar ‘vrapimi’, ose murmuritjet e pakënaqësisë – ‘ky Mbappe nuk është i njëjtë me atë Mbappe’ është fraza që kalon nëpër korridore.
Mbappe ka tetë gola këtë sezon, por tre nga penalltia dhe vetëm një në pesë ndeshjet e fundit.
Los Blancos në këtë pikë nuk janë të sigurt se si ta rregullojnë problemin, pasi janë përpjekur të trajtojnë gjendjen e tij fizike në pushimin e fundit të kombëtareve, por nuk është përmirësuar shumë.
Çështja tjetër është një bllok mendor, i cili është shumë më i vështirë për t’u zgjidhur.
25-vjeçari padyshim që nuk po e jep atë që pritet nga një emër si ai, por pjesërisht është viktimë e një skuadre jofunksionale të Real Madridit, duke luajtur në një pozicion për të cilin ai ka shprehur mospëlqimin e tij.
Ndërsa kjo në vetvete nuk është arsye për të mos performuar, është e qartë se ai nuk është plotësisht rehat, dhe në përgjithësi, sulmi i Real Madridit nuk ka treguar shumë.
Gjetja e përgjigjes për këtë do të duhet të jetë pika e parë që Carlo Ancelotti duhet të trajtojë. /Telegrafi/