Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Leganesit në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit spanjoll.
Rasti i parë serioz për Realin erdhi në minutën e 26-të por super gjuajtjen e Arda Guler e priti me shumë mund portieri vendas.
Golin e epërsisë madrilenët e shënuan në minutën e 43-të përmes Kylian Mbappes i cili pas asistimit të Vinicius Jr shënoi në portën e boshatisur për 1-0.
Në pjesën e dytë Reali shënoi edhe në dy raste të tjera për të kompletuar kështu fitoren e radhës në kampionat.
PASSION. MADRIDISMO 🧡 pic.twitter.com/ocjnBxdCJH
— Madrid Zone (@theMadridZone) November 24, 2024
Federico Valverde në minutën e 66-të realizoi një gol të bukur pas ekzekutimit të goditjes së dënimit për rezultatin 2-0.
Për rezultatin përfundimtar të takimit 3-0 u përkujdes Jude Bellingham i cili realizoi me kokë në portën e boshatisur në minutën e 85-të.
Pas javës së 14-të diferenca mes Real Madridit dhe Barcelonës është katër pikë, por madrilenët mund ta zbusin në vetëm një nëse fitojnë ndeshjen e mbetur ndaj Valencias./Telegrafi/