Real Madridi ka fituar 3-0 në udhëtim te Girona në kuadër të javës së 16-të në La Liga.
Los Blanoc e filluan në mënyrë të qetë këtë takim, duke mos treguar shumë nga loja.
Por, me kalimin e minutave, erdhi edhe goli i parë i realizuar nga Jude Bellignham.
Anglezi ia doli t’i kalonte mbretërit në epërsi kur shënoi për 1-0 në minutën e 36-të.
Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.
Në minutën e 55-të, Arda Guler u asistua nga Bellingham, për të shënuar për 2-0.
Real Madridi ishte nën kontroll të ndeshjes dhe tashmë ishte e qartë se do t’i merrnin pikët e plota.
Fitoren e tyre e vulosi Kylian Mbappe, kur shënoi për 3-0 në minutën e 62-të.
Real Madridi ka 36 pikë, dy më pak se liderja Barcelona që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, derisa në xhiron e 17-të madrilenët do të takohen me Leganes. /Telegrafi/