Real Madridi rrezikon të humbas pikët dhe të bjerë në vendin e tretë në renditjen e La Ligës pasi Getafe apeloi dhe kërkoi fitoren në “tavolinë” në ndeshjen e xhiros së 34-të, të cilën mbretërit e fituan me rezultat 1-0.
Me fitoren ndaj Getafes dhe humbjen e Atletico Madridit ndaj Elches, Reali arriti në vendin e dytë në renditjen e La Ligës, por ka mundësi që të mbetet pa tre pikë dhe të kthehet në vendin e tretë.
Getafe ka bërë një denoncim zyrtar ndaj Realit për shkak të situatës në minutën e 84-të, më saktë ndryshimit të bërë nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
Ancelotti raportoi zëvendësimin e Marco Asensios me Alvaro Odriozolan te gjyqtari i katërt. Odriozola ka qëndruar pranë fushës dhe ka qenë gati të hyjë, por në atë moment është lënduar Eduardo Camavinga, i cili në fund është larguar nga fusha, dhe jo Asensio.
Getafe pretendon se Odriozola tashmë ka hyrë në fushë dhe se është bërë ndryshimi dhe Asensio është lejuar të qëndrojë në fushë dhe për këtë ata kërkojnë t’i jepen tre pikët.
El Getafe denuncia al Madrid por alineación indebida en el partido de Liga en el Bernabéu.
Los azulones argumentan que Odriozola, que sustituyó a Camavinga por lesión, entró en el campo por Asensio y que el cambio estaba ya efectuadohttps://t.co/Dt0OUtUCk0
— El Confidencial (@elconfidencial) May 17, 2023
Real Madridi ka tre ditë për të apeluar, dhe nëse La Liga merr një vendim në favor të Getafes, mbretërit do të bien në vendin e tretë dhe Getafe do të marrë pikë që mund të nënkuptojnë mbijetesë në ligë./Telegrafi/