Site icon Telegrafi

Real Madridi i rinovon kontratën Valverdes dhe i vendos klauzolë marramendëse

Federico Valverde ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Real Madridin deri në vitin 2025, me një klauzolë marramendëse prej 750 milionë eurosh.

Mesfushori 21-vjeçar ka shpërthyer këtë sezon, duke u vendosur si një nga lojtarët kryesorë në planet e Zinedine Zidanes.

Forma e tij e shkëlqyer e ka parë që ai të shpërblehet me një kontratë të re deri në vitin 2025 dhe një klauzolë lirimi prej 750 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Real Madridi i së ardhmes, formacioni U-23 ​​që mund të konkurrojë me të mëdhenjtë e Evropës

Kjo klauzolë e lëshimit e vendos Valverden jashtë mundësive të skuadrave të tjera evropiane dhe nënvizon rëndësinë e tij për Real Madridin.

Kjo marrëveshje e re pesë vjeç e gjysmë e bën uruguaianin lojtarin me marrëveshjen më të gjatë në klub së bashku me Rodrygo Goes.

Casemiro dhe Toni Kroos gjithashtu kanë rinovuar kontratat e tyre me Los Blancos kohëve të fundit, ndërsa Luka Modric ka ende një sezon më shumë pas këtij aktual. /Telegrafi/

Exit mobile version