Site icon Telegrafi

Real Madridi me rikthim sensacional shkatërron Dortmundin në Santiago Bernabeu për fitoren e dytë në Champions

Real Madridi ka triumfuar në mënyrë sensacionale 5-2 në Santiago Bernabeu përballë Borussia Dortmundin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos pësuan një shok total prej skuadrës gjermane, që i zuri në befasi me një super paraqitje në 45 minutat e parë.

Donny Malen i ndëshkoi në minutën e 30-të, ndërsa katër minuta më vonë realizoi edhe Jamie Gittens.

Por, vetëm dy minuta më vonë, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham lëshuan raste të artë shënimi.

Sulmuesi brazilian goditi shtyllën e majtë të portierit Gregor Kobel, ndërsa nga topi i kthye tentoi edhe anglezi.

Jude mendoi se topi kishte kaluar vijën, por ora e gjyqtarit nuk tregonte ashtu, duke vazhduar sulmet ndaj portës së Dortmundit.

Edhe Rodrygo u mundua ta befasonte portierin e skuadrës gjermane, por që intervenimi i këtij të fundit ishte brilant.

Edhe 45 minutat e dytë ishin po aq spektakolar, ndërsa u shënuan tri gola nga madrilenët, për ta përmbysur rezultatin.

Në minutën e 60-të, Kylian Mbappe asistoi te Antonio Rudiger, me gjermanin që realizoi me kokë për 2-1.

Tre minuta më vonë, Vinicius Junior i barazoi shifrat në 2-2, duke elektrizuar Santiago Bernabeun.

Mbretërit tentuan me të gjitha forcat që të përmbysnin rezultatin, dhe atë e arritën në minutën e Lucas Vazquez që shënoi në minutën e 83-të.

Fitoren e Los Blancos e vulosi Vinicius (86′ dhe 90+3′) për ta kompletuar het-trikun e tij dhe për tri pikët e reja për Real Madridin.

Real Madridi pas rrethit të tretë ka gjashtë pikë nga nëntë të mundshme, ndërsa në rrethin e katërt të fazës së ligës takohen me Milanin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version