Telegrafi

Real Madridi rikthen interesimin për Sanchon

Real Madridi thuhet se ka ringjallur interesimin për Jadon Sancho dhe do të tentojë transferimin e tij në fund të këtij sezoni.

Los Blancos ka kohë të gjatë që po e ndjekin me shumë kujdes zhvillimin e talentit anglez, andaj në verën e vitit 2020 pritet të tentojnë në transferimin e tij.

Borussia Dortmundi ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm ta shesin 19-vjeçarin, mirëpo do t’i marrin parasysh vetëm ofertat mbi 100 milionë euro.

Sancho ka shënuar katër gola në 11 paraqitje në këtë sezon, derisa e ka stabilizuar vetën si njëri ndër më të mirët aktualisht në Evropë.

Lexo po ashtu Real Madridi dhe Barcelona i bashkohen garës për Sanchon

Madrilenët janë në dijeni se do ta kenë shumë të vështirë ta transferojë anglezin, pasi në garë për të janë edhe Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Sancho ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt, mirëpo u largua në vitin 2017 për të kaluar kështu te skuadra nga Bundesliga. /Telegrafi/