Telegrafi

Real Madridi rikthehet te fitoret në La Liga, shkatërron La Corunan (Video)

MADRID, SPAIN - JANUARY 21: Gareth Bale (L) of Real Madrid CF celebrates scoring their second goal with teammate Nacho Fernandez (R) during the La Liga match between Real Madrid CF and Deportivo La Coruna at Estadio Santiago Bernabeu on January 21, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 7-1 ndeshen e luajtur në shtëpi ndaj Deportivo La Corunas e vlefshme për javën e 20-të të La Ligas.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka gjetur fitoren pas tri ndeshje pas të, pasi kanë fituar në Santiago Bernabeu ndaj La Corunas.

Megjithatë, ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi në minutën e 23-të me anë të Adrial Lopez, i cili shënoi për 0-1.

Epërsia e La Corunas nuk zgjati shumë, pasi ishte Nacho Fernandez, i cili shënoi në minutën e 32-të për 1-1, ndërsa Gareth Bale shënoi për 2-1 në minutën e 42-të dhe dërgoi Reali në pushim me epërsi.

Nacho shënoi dy gola ndaj La Corunas (Getty Images)

Pjesa e dytë foli e gjitha në të mirë të Mbretërve, të cilët arritën të shënojnë edhe pesë gola tjerë për të siguruar një fitore të madhe.

Fillimisht ishte Bale, i cili në minutën e 58-të shënoi për 3-1, ndërsa dhjetë minuta më vonë u përkujdes Luka Modric për epërsinë 4-1.

Bale gjithashtu shënoi dy gola në këtë ndeshjes (Getty Images)

Ky takim shërbeu për të mirë edhe për Cristiano Ronaldon, i cili u rikthye te goli pas një kohe të gjatë, duke shënuar dy gola të shpejt (78′, 84), për 5-1 dhe 6-1.

 Ronaldo shënoi pas një kohe të gjatë në La Liga (Getty Images)

Goli i fundit i takimit erdhi në minutën e 88-të dhe u shënua nga mbrojtësi Nacho, i cili me golin e dytë personal vulosi rezultatin përfundimtar 7-1.

Pas kësaj fitore, Reali ngjitet në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa La Coruna renditet në pozitën e 18-të me 16 pikë. Në ndeshjen e ardhshme, Mbretërit udhëtojnë te Valencia, ndërsa La Coruna e pret Levanten. /Telegrafi/