Real Madridi ka pësuar më shumë lëndime sesa ndeshjet e luajtura këtë sezon, duke u bërë skuadra me rekordin më negativ.
Lëndimi i fundit i Kylian Mbappes kundër Atalantës mund të mos duket serioz fillimisht, por po bëhet një shqetësim në rritje për gjigantët spanjollë, veçanërisht me numrin e ndeshjeve të mbetura këtë sezon.
Real Madridi tani është goditur nga 27 lëndime deri më tani këtë sezon, duke tejkaluar numrin e ndeshjeve të luajtura.
Skuadra spanjolle është përballur me më shumë se një dëmtim për ndeshje, me 23 ndeshje të luajtura deri tani dhe 27 lëndime të regjistruara.
𝐀𝐧𝐨𝐭𝐡𝐞𝐫 injury for Real Madrid 😐 pic.twitter.com/nMJXSJfL1u
— B/R Football (@brfootball) December 10, 2024
Kjo krizë e vazhdueshme e lëndimeve vazhdon të ushtrojë presion mbi skuadër, duke e lënë trajnerin Carlo Ancelotti me opsione të kufizuara ndonjëherë.
Reparti më i prekur është ai i qendrës së mbrojtjes, ku Ancelotti shpeshherë po duhet të vendos mesfushorin Aurelien Tchouameni si titullar. /Telegrafi/