Telegrafi

Real Madridi reagon pas vdekjes së ish-presidentit Lorenzo Sanz nga coronavirusi: Ai shtoi historinë e klubit

Real Madridi i ka bërë nderim ish-presidentit, Lorenzo Sanz, pasi ai ndërroi jetë nga coronavirusi në moshën 76 vjeçare.

Sanz ishte presidenti i Los Blancos në triumfin e tyre të shtatë dhe të tetë të Ligës së Kampionëve midis viteve 1995 dhe 2000.

“Real Madrid CF, presidenti i klubit dhe Bordi i Drejtorëve të gjithë dëshirojnë të shprehin keqardhjen më të thellë për vdekjen e Lorenzo Sanz, i cili ishte presidenti i klubit të Real Madridit nga 1995 në 2000”.

Lexo po ashtu Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz vdes nga coronavirusi

“Klubi dëshiron të përcjell ngushëllimet e tij për gruan e tij Mari Luz, fëmijët e tij, Lorenzo, Francisco, Fernando, Maraa Luz (Malula) dhe Diana, si dhe familjen dhe miqtë e tij”.

“Ngushëllimet tona ndahen me të gjithë Madridistat”.

“Gjatë presidencës së Lorenzo Sanz, Real Madridi vazhdoi të shtojë historinë e tij dhe statusin legjendar. Ai ishte presidenti i klubit kur, pas 32 vjetësh, klubi fitoi Kupën e shtatë të Evropës, të shumëpritur, në Amsterdam në 1998”.

“Me Lorenzo Sanz si president i Real Madridit, klubi fitoi dy Kupa Evropiane dhe një Kupë ndër-Kontinentale, një titull lige, një Superkupë Spanjolle, një titull të ligës së basketbollit dhe Saporta Cup”.

“Sot, i gjithë komuniteti madrilen është në zi pas vdekjes së presidentit i cili i kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij pasionit të tij të madh: Real Madridit”.

“Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, Real Madridi do t’i japë atij njohjen që meriton sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në komunikatën e Realit. /Telegrafi/