Luka Modric nuk do të largohet për së paku edhe një vit nga Real Madridi.
Mesfushori kroat që ishte buzë largimit nga Los Blancos, është afër që të rinovojë kontratën me klubit.
Sipas asaj që raporton MadridistaReal. Modric e ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në qershor të vitit 2023.
Zyrtarizimi nuk është bërë nga ana e madrilenëve, shkaku që ata janë në Riad, për t’u përballur me Barcelonën në Superkupën e Spanjës që luhet nesër (e mërkurë).
Njoftimi për vazhdimin e kontratës do të vije së shpejti dhe Modric do të vazhdoj të jetë pjesë e planeve të Carlo Ancelottit.
Edhe pse është 36-vjeçar, kroati po vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij, duke u shpërblyer kështu me marrëveshje të re. /Telegrafi/
¡No está firmado! El Real Madrid da por hecho que se va a hacer, y esa es la voluntad del jugador, pero todavía no está firmado. Sentimos la confusión 🙏🏻 https://t.co/izb8qXJUPo
— madridistaReal (@RMadridistaReal) January 10, 2022