Site icon Telegrafi

Real Madridi qëndron pak më mirë se Barcelona, mbretërit kanë borxhe në vlerë 900 milionë euro

Takimi vjetor i Real Madrid për të mbyllur llogaritë e klubit për sezonin 2019-20 dhe për t’i miratuar ato për edicionin 2020-21 u mbajt në internet këtë vit për shkak të coronavirusit.

Numrat e paraqitur nga Real Madridi, ngjashëm me Barcelonën, ishin shqetësuese.

Klubet më të mëdha të Evropës kanë pasur ndikime të mëdha në buxhet shkaku i pandemisë globale, ku edhe Los Blancos nuk kanë shpëtuar nga kjo.

Në fund të sezonit 19-20, borxhi bruto i Real Madridit ishte 901 milionë euro.

Barcelona ka borxh prej 730 milionë euro që duhet t’i paguajë në afat të shkurtër, nga borxhi i përgjithshëm që shkon në 1.173 miliard euro.

Real Madridi sa i përket borxhit afatshkurtër, ka 203 milionë euro, ku qëndron shumë më mirë se Barcelona.

Si përmbledhje, borxhi i Real Madridit është 901 milionë euro, ndërsa ai i Barcelonës është 1.173 miliard euro. /Telegrafi/

Exit mobile version