Site icon Telegrafi

“Real Madridi më do që kur isha 14 vjeç”

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe, ka thënë se Real Madrid dëshiron t nënshkruajë me të që kur ai ishte fëmijë. 

Shuëm skuadra përveç Los Blancos, janë vënë pas tij. Arsenal, Paris Saint-Germain, Liverpool dhe të tjera kanë filluar bisedimet dhe janë të gatshëm të paguajnë deri në 110 milionë euro.

“Real Madrid? Ata duan të nënshkruajnë me mua që nga mosha 14 vjeçare”.

“Jam duke shkuar me familjen time në pushime dhe do të shohim se çfarë do të ndodh”.

“Duhet ta zgjidhim këtë, ta shohim e çfarë do të ndodh, pasi unë kam marrëveshje me Monacon. Nuk jam i lirë”, ka thënë Mbappe.

Mbappe ka shkëlqyer edhe në Ligën e Kampionëve këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version