Real Madridi ka marrë një fitore të pabesueshme në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint Germain.
Los Blancos kishin humbur ndeshjen e parë 0-1, teksa e panë vetën në disavantazh edhe pas 45 minutave të para në Santiago Bernabeu 0-1.
Por për të rikthyer gjithçka në të mirë të vendasve, u përkujdes Karim Benzema me tre gola të shënuar në 30 minutat e fundit të ndeshjes.
Reali kaloi në çerekfinale me një rikthim spektakolar, derisa këtë rikthim nuk e besonte dot as Luka Modric.
Kamera e televizionit të Real Madridit ka ndjekur kroatin deri në zhveshtore ku shihej entuziazmi i tij i madh.
Modric përshëndeti të gjithë futbollistët radhazi dhe pjesën tjetër të stafit, derisa festa e tij ishte e madhe, diçka e paparë deri më tani nga një futbollist si Modric që njihet si një tip i qetë.
“Bir bushtre”, u tha Modric dy brazilianëve Rodrygo e Vinicius Junior, teksa kroati e përshëndeti edhe Benzeman: “Bravo… e pabesueshme”. /Telegrafi/