Borussia Monchegladbach do të jetë nikoqir i Real Madridit për përballjen në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00 të martën e javës së ardhshme, do të luhet në stadiumin Borussia-Park.
Zinedine Zidane tashmë ka përpiluar listën prej 21 lojtarëve që janë ftuar për këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme, derisa do të kërkojë fitore, pas disfatës në shtëpi nga Shakhtar Donetsku në këtë javë me rezultat 3-2.
Gjëja pozitive për Real Madridin është se Eden Hazard është rikthyer nga lëndimi që e kishte, mirëpo nuk dihet nëse do të startojë.
Lista e plotë:
Portierë: Courtois, Lunin, Altube
Mbrojtës: Militao, Ramos, Varane, Marcelo, Mendy, Santos
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Isco.
Sulmuesit: Hazard, Benzema, Asensio, Vazuqez, Jovic, Vinicius, Rodrygo. /Telegrafi/
📋✅ Our 21-man squad for the match against @borussia_en!
#HalaMadrid | #RMUCL pic.twitter.com/t7YvhEmDBx— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 25, 2020