Telegrafi

Real Madridi publikon formacionet zyrtare ndaj Gironas

Real Madridi është mysafir i Gironas për duelin që luhet në kuadër të javës së 31-të në La Liga.

Ndeshja që fillon n ora 19:30, do të luhet në stadiumin Estadio Municipal de Montilivi.

Girona është duke tentuar që së paku të kualifikohet në Ligën e Konferencës dhe një fitore sonte do t’u ndihmonte shumë.

Në anën tjetër, Real Madridi është 11 pikë mbrapa liderit Barcelonës dhe do të luftojnë deri në fund për të mbrojtur titullin.

Formacionet zyrtare:

Girona: Gazzaniga; Arnau, Bueno, Juanpe, Miguel; Oriol Romeu; Iván Martín, Yan Couto; Tsygankov, Riquelme; Taty Castellanos.

Real Madrid: Lunin, Carvajal, Militao, Nacho, Kroos, Modric, Asensio, Valverde, Vinicius, Rodrygo, Rudiger. /Telegrafi/