Telegrafi

Real Madridi publikon fanellën e dytë për sezonin 2022/23

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi ka publikuar tashmë fanellat e dyta apo ato që njihet si ‘fanellat mysafire’, të cilat do t’i mbajë veshur në sezonin e ri 2022/23.

Pasi kanë zbuluar fanellat e para, ato si vendas, Real Madridi ka zbuluar edhe fanellat e dyta, që do t’i mbajë veshur në ndeshjet si mysafirë.

Real Madridi dhe kompania Adidas kanë zbuluar fanellën e tyre si mysafirpër sezonin 2022/23 dhe ato janë thjeshtë shumë të bukura.

Ngjyra dominuese është një nuancë e re e vjollcës, e cila kombinohet me detajet e zeza të fanellës rreth jakës së rrumbullakosur dhe vijat në shpatulla.

Ata gjithashtu krenohet me një model të mrekullueshëm, që kujton ato të përdorura gjatë viteve të 90-ta.

Dizajni është frymëzuar nga atmosfera para ndeshjes dhe përdor një teknologji inovative për të rregulluar temperaturat e lojtarëve gjatë lojërave.

Fanella e re është bërë duke përdorur materiale të ricikluara dhe tani është në shitje ekskluzive në dyqanet e Adidasit dhe Real Madridit.

Skuadra do të debutojë me këto fanella gjatë ndeshjes me Juventusin në kuadër të turneut që do të të luhet në Los Angeles më 30 korrik. /Telegrafi/