Telegrafi

Real Madridi prezanton fanellat e treta

Real Madridi ka prezantuar edhe fanellën e tretë për edicionin 2019/20.

Gjiganti spanjoll që po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri ka prezantuar edhe fanellën e tretë, që do të jetë alternative.

Fanella e tretë e Los Blancos ka një ngjyrë të gjelbër e cila është e frymëzuar nga teknologjia dhe evolucioni i së ardhmes me stadiumin Santiago Bernabeu si referencë kryesore.

Kjo fanellë është prodhuar nga sponsori i veshmbathjeve që ka Real Madrid, Adidas.

Për gjithë adhuruesit e klubit, fanella që tani është në shitje dhe mund të blihet për një çmim 130 dollarëve me krah të shkurtër, ndërsa 10 dollar më shumë kushton fanella me krah të gjatë. /Telegrafi/