Real Madridi dhe Adidasi e kanë lansuar dizajnin për fanellën e tretë të sezonit 2020/2021.
Fanellat janë me ngjyrë të zezë dhe të hirtë, të kombinuara me shirita dhe emblema ngjyrë rozë.
“Me një dizajn delikat të zi dhe të hirtë përpara, fanella është e frymëzuar nga vizatimet në pllakat e qeramikës që e hijeshojnë qytetin”, thuhet në komunikatën e klubit.
Fanellat tjera për sezonin e ri janë ato klasiket krejt të bardha për ndeshjet si vendas dhe fanella me ngjyrë rozë.
Krahas lojtarëve kryesore, klubi ka angazhuar edhe disa bukuroshe për prezantimin e fanellave të reja. /Telegrafi/
📽️ Third kit photoshoot!
😎🔥 @realmadridfem ➕ @realmadrid@adidasfootball | #HalaMadrid— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) September 9, 2020