Site icon Telegrafi

Real Madridi prezanton fanellat e reja, të frymëzuara nga madhështia e klubit

Foto: Real Madrid

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi ka prezantuar fanellat e para që do t’i bart në sezonin e ri futbollistik 2019/20.

Mbretërit janë njëri ndër klubet me më shumë tifozë në të gjithë botën dhe shitja e fanellave të tyre iu sjell shumë përfitime.

Kështu, drejtuesit e klubit spanjoll gjithmonë mendojnë të sjellin diçka të bukur dhe të veçantë në fanellat e tyre për t’i kënaqur blerësit.

Lexo po ashtu Real Madridi thuhet se ka nënshkruar marrëveshjen më fitimprurëse në botën e futbollit me Adidasin

Real Madridi ka prezantuar fanellat e para që do t’i bartë këtë sezon dhe në postimin e tyre thotë se janë të frymëzuara nga lavdia e klubit.

https://twitter.com/realmadriden/status/1136905884645318657

“Frymëzuar nga lavdia. Krijuar për ta kërkuar”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Ndryshe, fanella e re e Realit është e prodhuar nga firma e njohur e veshmbathjeve Adidas, ndërsa përveç të bardhës që dominon, ngjyra tjetër që dominon është e arit. /Telegrafi/

Exit mobile version