Site icon Telegrafi

Real Madridi prezanton fanellat e reja për sezonin 2021/2022

(Foto: Real Madrid)

Real Madridi i ka prezantuar fanellat e reja për ndeshjet që do t’i zhvillojë si vendas në sezonin e ardhshëm.

Sapo ka mbaruar sezoni 2020/2021 dhe shumë klubet tashmë i kanë bërë publike dizajnët e reja, me të cilët do të shfaqet futbollistët e tyre në edicionin e ri.

Los Blancos nuk kanë bërë përjashtim në këtë aspekt duke i treguar fanellat e reja.

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Si rëndom, dominon ngjyra e bardhë, ndërsa emri i sponsorit Emirates është shkruar me ngjyrë të kaltër, si dhe bie në sy rrethi i jakës që shkon në të portokalltë së bashku me mbishkrimin e brendit Adidas.

Kujtojmë që Real Madridi e përfundoi sezonin 2020/2021 me dy pikë më pak se kampioni Atletico Madrid, ndërsa nuk fitoi asnjë trofe. /Telegrafi/

Exit mobile version