Real Madrid i ka publikuar fanellat e reja që do të bartë në sezonin e ri në LaLiga Santander.
Si zakonisht ngjyra e bardhë është ajo që është kryesorja e përcjellë me një të kaltër ngjyrë qielli.
Këto fanella janë prodhuar nga Adidas dhe aty gjendet edhe sponsori i klubit Fly Emirates.
Përurimi i fanellave është bërë me një video.
Toni Kroos, Gareth Bale, Karim Benzema, Marcelo, Lucas Vazquez, Nacho dhe Zidane janë pjesë e videos.
Mungojnë dyshja Ronaldo dhe Ramos, ndërsa uellsiani edhe pse flitet se do të shitet ai është pjesë kryesore e këtij prezantimi. /Telegrafi/