Klubi i madh spanjoll, Real Madridi ka prezantuar sot (e enjte) gjatë ditës fanellat e dyta zyrtare të klubit.
Real Madridi ka bërë prezantimin e fanellave të dyta për sezonin e ri 2019/20 nga marka e njohur Adidas.
Fanellat e dyta apo kur luan si mysafirë, Reali do t’i ketë të dominuara nga ngjyra e kaltër e mbyllur, ndërsa do t’i ketë edhe disa nuanca të zeza.
Është vet klubi mbretëror, i cili ka zyrtarizuar prezantimin e fanellave të dyta me anë të faqeve të tyre zyrtare.
Let the world know we’re ready. Raise the volume 🔊
The new @adidasfootball @realmadrid away kit out now.
Shop here: https://t.co/4sYIrimX3P#HalaMadrid | #DareToCreate pic.twitter.com/lm8gv5kPn9— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 27, 2019
“Le të dijë bota se jemi gati. Ngritja zërin”, shkruan në njoftimin e Real Madridit.
Ndryshe, Real Madridi para disa ditësh ka prezantuar edhe fanellat e para, të bardha. /Telegrafi/