Raphael Varane po mendon seriozisht largimin nga Real Madridi në fund të sezonit, dhe atë që e ka raportuar fillimisht L’Equipe duke se është konfirmuar.
Megjithatë, Zidane nuk dëshiron që kjo të ndodhë pasi ai ishte ai që e rekomandoi lojtarin në vitin 2011 dhe klubi po përpiqet që të sigurohet që kjo të mos ndodhë.
Real Madridi dëshiron ta bindë atë me një marrëveshje të re. Ai aktualisht paguhet 6 milionë euro në sezon dhe paga mund të rritet në 9 milionë euro, duke e bërë atë një nga lojtarët më të paguar në skuadër.
Klubi dhe lojtari kishin planifikuar ta ripërtërijnë kontratën atë në vitin 2020, por mund të ndodh më herët.
Kjo kontratë e re pritet ta rrit klauzolën e lirimit deri në 500 milionë euro dhe kohëzgjatjen deri në vitin 2022.
Ai për moshën që ka fituar trofe duke përfshirë katër Liga të Kampionëve, një Kupë Botërore, katër Kupa të Botës për klube, dy kampionate panjolle dhe trofe të tjetër ndryshëm.
Nis Real Madrid nuk arrin marrëveshjeje të re, PSG po i kushton vëmendje të madhe mbrojtësit.
Juventusi, Bayerni dhe Manchester United gjithashtu po mbajnë sytë hapur.
Plan B i Realit nëse rinovimi i kontratës nuk funksionon është mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly. Një tjetër favorit i Perez është Jose Gimenez, i cili ka një klauzolë lirimi prej 105 milionë eurosh. /Telegrafi/