Telegrafi

Real Madridi po synon të afrojë edhe një figurë të rëndësishme të PSG-së përveç Kylian Mbappe

Më herët gjatë kësaj jave, pati zhvillime të reja sa i përket të ardhmes së yllit francez Kylian Mbappe.

24-vjeçari ashtu siç është raportuar në mediat botërore tashmë e ka njoftuar ekipin e Paris Saint-Germainit se do të largohet përfundimisht nga klubi në fund të sezonit, duke i hapur kështu derën transferimit tek Real Madridi.

Një marrëveshje mes madrilenëve dhe Mbappes ende nuk është arritur, ani pse ka shpresa se ajo do të finalizohet gjatë javëve në vazhdim.

Teksa tifozët e gjigantit spanjoll i janë gëzuar shumë këtij lajmi, duket se Mbappe nuk do të jetë personi i vetëm që do të bëjë kalimin nga PSG-ja tek Real Madridi këtë verë.

Sipas një raportimi nga Foot Mercato, krerët e klubit madrilen e kanë diskutuar mundësinë për të punësuar Luis Campos gjatë kësaj vere.

Campos momentalisht ushtron detyrën e drejtorit sportiv tek klubi nga kryeqyteti francez dhe mund të joshet që të kalojë në kryeyqtetin spanjoll këtë verë.

Lexo po ashtu Largimi i Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain: Sa do të ndikojë kjo financiarisht tek Ligue 1?

Kjo nuk ishte hera e parë që Luis Campos lidhet me një kalim tek Real Madridi, pasi që edhe në vitin 2022 ka pasur zëra se ai ishte shumë afër që të bëhej pjesë e tyre.

Por, kur marrëveshja për transferimin e Mbappes dështoi edhe kjo lëvizje pastaj nuk u realizua, por kjo temë mund të hapet përsëri gjatë muajve në vazhdim dhe Mbappe të marrë rrugë për në Madrid së bashku me Campos./Telegrafi/