Site icon Telegrafi

Real Madridi po e shet top yllin për vetëm gjashtë milionë euro

David Alaba mund të largohet nga Real Madrid këtë verë.

Ndërsa stafi stërvitor ende beson te mbrojtësi austriak, drejtuesit e klubit mendojnë se do ta ketë të vështirë që të kthehet në formën e tij më të mirë.

Lexo po ashtu Pas 399 ditësh u rikthye në fushë: Çfarë ndodhi në zhveshtoren e Real Madridit me Alaban dhe çfarë i tha Modric

Real Madridi është i gatshëm të shesë Alaban për një shumë të vogël prej 5-6 milionë euro këtë verë.

Klubi e respekton mbrojtësin dhe do ta konsiderojë transferimin e tij vetëm nëse lojtari dëshiron.

Megjithatë, nëse Alaba qëndron deri në fund të kontratës së tij, klubi mund të kursejë 23 milionë euro, sa do të fitonte për sezonin 2025/26. /Telegrafi/

Exit mobile version