Telegrafi

Real Madridi po e mbyllë dekadën me më së paku gola të shënuara për dallim nga vitet e tjera

Real Madridi po e mbyllë këtë dekadë me mjaftë suksese e që vlen të veçohet ai në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos e kanë dominuar Evropën me trofetë e fituar dhe vazhdojnë të jenë si skuadra më e fuqishme në kontinentin e vjetër.

Por, t’i shikosh statistikat e tyre, sidomos në aspektin e golave, ata kanë ngecur shumë në këtë vit.

Real Madrid (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në 54 ndeshje të zhvilluar në vitin 2019, madrilenët kanë arritur të shënojnë vetëm 100 gola.

Në vitin 2018 ata kishin shënuar 142 gola në 60 përballje sa i kishin zhvilluar, duke treguar se ky vit nuk ishte i suksesshëm për ta.

Më së shumti gola kishin shënuar në vitin 2014, atëherë kur kishin realizuar 178, në 63 takime të zhvilluara. /Telegrafi/