Real Madridi po e mbyllë këtë dekadë me mjaftë suksese e që vlen të veçohet ai në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos e kanë dominuar Evropën me trofetë e fituar dhe vazhdojnë të jenë si skuadra më e fuqishme në kontinentin e vjetër.
Por, t’i shikosh statistikat e tyre, sidomos në aspektin e golave, ata kanë ngecur shumë në këtë vit.
Në 54 ndeshje të zhvilluar në vitin 2019, madrilenët kanë arritur të shënojnë vetëm 100 gola.
Në vitin 2018 ata kishin shënuar 142 gola në 60 përballje sa i kishin zhvilluar, duke treguar se ky vit nuk ishte i suksesshëm për ta.
Më së shumti gola kishin shënuar në vitin 2014, atëherë kur kishin realizuar 178, në 63 takime të zhvilluara. /Telegrafi/