Real Madridi është duke planifikuar disa transferime në janar, por me prurje të reja, pritet të ketë edhe largime.
Klubi spanjoll është gati të shesë Ferland Mendyn, raporton Jorge Picon i Relevo.
Klubi nuk është i bindur për paraqitjet e lojtarit dhe lëndimet e përsëritura.
Francezi nuk po shtyn për largimin e tij. Ai është i lumtur që do të qëndrojë me bardhezinjtë.
Disa klube i janë drejtuar mbrojtësit të majtë, por oferta e vetme deri më tani ka ardhur nga Arabia Saudite.
Real Madrid thuhet se synon të nënshkruajë me Alphonso Davies verën e ardhshme. Superylli kanadez ka të ngjarë të jetë mbrojtësi i parë i majtë sezonin e ardhshëm. David Alaba dhe Fran Garcia pritet të qëndrojnë përtej këtij edicioni.
Ferland Mendy ka bërë 7 paraqitje për Real Madridin këtë sezon, shumica prej tyre si titullar në La Liga. /Telegrafi/