Telegrafi

Real Madridi përgatitë ofertë për Calvert-Lewin

Real Madridi ka befasuar të gjithë këtë afat kalimtar veror, pasi nuk ka bërë asnjë afrim në skuadër.

Përkundër që shumë emra lidheshin me klubin mbretëror, ata nuk transferuan asnjë futbollist.

Por për afatin kalimtar të janarit, Los Blancos synojnë të bëjnë disa afrime cilësore.

I pari në listën e tyre mbetet sulmuesi anglez Dominic Calvert-Lewin i cili po kalon nëpër një formë të shkëlqyer me Evertonin.

Mediat angleze kanë raportuar se Lewin është lojtari i pëlqyer nga Zidane për repartin ofensivë.

Los Blancos fillimisht duan të heqin qafe dy sulmuesit, Luka Jovic dhe Mariano Diaz para se të transferojnë Calvert-Lewin.

Sipas medieve spanjolle, Real Madrid është gati të shpenzojë deri në 40 milionë euro për yllin anglez.

23-vjeçari po kalon formë fantastike, pasi ka shënuar nëntë gola në gjashtë ndeshjet e para të sezonit të ri me Evertonin. /Telegrafi/